Drejtori i QKMF-së në Lipjan, tregon të vërtetën e videos ku e moshuara priste për ndihmë mjekësore

PUBLIKUAR

Një qytetar M.S nga Lipjani, dje në llogarinë e tij Facebook ka publikuar një video, me të cilën ai pretendonte se mjekët dhe infermierët e Shtëpisë së Shëndetit nuk po e zbatonin orarin e punës.

I njëjti kishte shkruar madje, se nënës së tij, të cilën ai e shoqëronte, nuk i ofroi askush ndihmë mjekësore nga personeli, pasi që ata kishin filluar pauzën gjysmë ore më herët.

Por, drejtori QKMF-së në komunën e Lipjanit, Dr. Agim Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë, derisa sipas tij kjo është e vërteta.

‘Mjeku ka qenë në kohën e rregullt të pauzës, (pacientja ka marr shërbimin mjekësor menjëherë nga një mjek aty.

Qytetari nuk është lajmëruar fare në recepsionin e QKMF-së, i cili është obligim i çdo pacienti të lajmërohet në sportel dhe pastaj të orientohet te mjeku ku do të marr shërbimin.

Infermieret kanë qenë në vendin e tyre të punës dhe me mirësjellje dhe pa asnjë paragjykim i kanë ofruar shërbimin e kërkuar shëndetësor duke e përcjell pacientin deri te ordinance e mjekut ku ka marr shërbimin e kërkuar”, ka thënë për IndeksOnline Krasniqi.

Ai madje ka thënë se e gjithë kjo është e vërtetuar nga kamerat e sigurisë në institucionin e QKMF-së.

“Punëtorët shëndetësor fillimisht janë njerëz, familjar pastaj profesionist shëndetësor, por nuk janë hyjnor as mrekullibërës! Mund të gabojmë si çdo njeri dhe nuk jemi të përsosur, por me këtë rast:

Konsiderojmë se është kryer një veprim i qëllimshëm dhe dashakeq ndaj institucionit dhe personelit shëndetësor nga Ztr. Mejda Sopjani dhe si rezultat i këtij veprimi, konsiderojmë se ka kryer shkelje të dinjitetit të punëtorit shëndetësor në vendin e tij të punës dhe institucionit shëndetësor me incizimin dhe publikimin ne rrjete sociale pa lejen e këtyre punëtorëve shëndetësor dhe institucionit”.

Drejtori i QKMF-së në Lipjan gjithashtu ka treguar se kanë nisur procedurat e ankimit në të drejtat e punëtoreve shëndetësore të atakuar në këtë publikim me video dhe komente fyese, me qëllimin e parandalimit të këtij fenomeni dashakeqës ndaj institucioneve dhe punëtorëve shëndetësor, duke konsideruar se ka marrë përmasa shqetësuese si shoqëri dhe komunitet, ku si pasoj ka për qëllim mosbesimin e qytetarit në institucionet vendore dhe shkatërrimin e këtij mirëbesimi me qëllime të përfitimeve individuale dhe keqdashësve të shtetit të Kosovës./Indeksonline

Kjo është video:

Lajm nga: https://indeksonline.net/drejtori-i-qkmf-se-ne-lipjan-tregon-te-verteten-e-videos-ku-e-moshuara-priste-per-ndihme-mjekesore/

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...