Thaçi e Vuçiq në Davos, a do të bëjnë amerikanët përpjekje tjera pas Berlinit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Presidentit ka njoftuar se Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe se gjatë ditës do të ketë takime me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

“Presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Po ashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darken zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos”, thuhet në komunikatë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...