Levizja Vetëvendosje në Lipjan ka dërguar telegram Ngushllimi me rastin e vdekjës së veprimtarit Banush Bytyqi.
“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit e veprimtarit Banush Bytyqi. Prof. Banush Bytyqi dha një kontribut të madh në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, por edhe si një veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare u angazhua palodhshëm në afirmimin dhe zgjidhjen e saj. Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen dhe të afërmit, por një humbje për komunën e Lipjanit dhe çështjen shtetërore e kombëtare në përgjithësi. Lëvizja Vetëvendosje shpreh ngushëllimet dhe ndan dhimbjen me familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që janë të pikëlluar nga kjo humbje.”, thuhet në telegram Ngushllimi, transmeton LipjaniNews.