Dushi i Morena Tarakut bëhet mollë sherri, Robert Berisha shahet keq me një komentuese

PUBLIKUAR

Robert Berisha vazhdon të jetë temë e mediave rozë, qysh prej ndarjes nga gruaja e tij, Nora Istrefi, ndarje kjo që bëri bujë të madhe në vendin tonë.

Ai edhe sot komentohet shumë nga fansat për shkak të sjelljeve të tij në jetën e përditshme e sidomos në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net

Një video ‘provokative’ e këngëtares Morena Taraku, u bë shkas i një debati të nxehtë ndërmjet tij dhe një komentueseje që nuk e priti mirë ‘vardisjen’ e këngëtarit ndaj ish-Missit kosovar.

“Qaj mjeshtri qe e ka montu ket tush (dush) duhet me gjet e mja dhon 50€ tip 😎 spo livrit hiq hallall puna 🤪”, është ky komenti që Robert Berisha i la modeles së njohur e që e nxiti komentuesen të shpërthente ndaj tij.

“O teper katunar jee mir ta ka bo nora qe tka lon n kete mosh tka kap adoleshenca, qysh ski pak respekt per martesen qe e ke pas katunar muti marre mkish ardh me kon vend tandin besom qe qka bon per pak vemndjeeeeee..”, kështu shpërtheu një komentuese e frustruar nga ‘vardisja’ e Robert Berishës.

Sidoqoftë, duarkryq nuk qëndroi këngëtari kosovar i cili nuk u përmbajt në komente duke e ofenduar me fjalë fyese dhe duke i ‘dhuruar’ asaj një bllok.

“Oj balic, mos xhelozo qe doket mire kjo femen..edhe munohu mi kuptu hajgaret e ti je qajo qe lyp vemendje po bllok e kieee se koke negative”, ia ka kthyer Berisha asaj.

Ndryshe, ai i ka vazhduar komentet me bukuroshen kosovare.

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...