KF Ulpiana në Lipjan, ka njoftuar se kanë filluar filluan matjet gjeomekanike në stadiumin Sami Kelmendi ne Lipjan. Ministria 65 mijë euro për stadiumin e Lipjanit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit.
“Sot me datën 02 tetor 2015 filluan matjet gjeomekanike ne stadiumin Sami Kelmendi ne Lipjan. Ky është vetëm hapi i parë drejt rregullimit të stadiumit I cili pritet të filloj së ndërtuari ketë vit dhe do të ketë tribuna në anën perëndimore dhe veriore të fushës ekzistuese”, thuhet në njoftim nga KF Ulpiana.
Ministri Shala dhe Kryetari Ahmeti kishin nënshkruar memorandum bashkëpunimi,qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Lipjan, projekt ky i cili do të implementohet përgjatë viteve 2015-2016. Në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 65 mijë euro, ndërsa Komuna e Lipjanit, 25 mijë euro, transmeton LipjaniNews.