Zeka për mosarritjen e koalicionit LVV-LDK: Demoralizues e terror psikologjik ndaj qytetarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar situatën e krijuar politike, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës ende nuk kanë arritur të merren vesh për koalicion bashkëqeverisës, duke thënë se nga kjo situatë e krijuar po humbin të gjithë.

Zeka në një deklaratë për Telegrafin ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për mënyrën e komunikimit mes tyre.

“Jo vetëm që nuk u arrit koalicioni por komunikimi mes tyre është demoralizuese për votuesit, është terror psikologjik për qytetarët. Dy partitë të cilat kanë mundur të sjellin ndryshimin janë duke bërë luftë për poste”, u shpreh Zeka për Telegrafin.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përkundër takimeve të shumta që kanë zhvilluar nuk kanë arritur ende të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Së fundmi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ku ka shprehur keqardhjen për ndërprerjen e takimeve mes dy partive për të krijuar një koalicion qeverisës

I pari i LVV-së, ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen e koalicionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...