Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje ka çuditë botën që u bllokua vetëm nga një kërkesë e LDK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka çuditë botën kur është bllokuar nga kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, LDK kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti.

 

 

“LVV ka çuditë dynjanë, kur është bllokuar nga një kërkesë e LDK-së, e cila kërkonte vetëm një zotim për presidentin, pas një viti. Në vend se ta formonte qeverinë shpejt e të fillonte zbatimin e programit, LVV u kurthua e u harxhua në atë kërkesë. Tentoi t’i bënte presion LDK-së, me gjojasondazhe, me luftë psikologjike e propagandë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se të gjitha këto veprime ishin gabim pasi që Kurti do të duhej ta niste menjëherë qeverisjen.

“Nëse do të qeveriste me sukses, do t’i diktonte më lehtë kushtet për presidentin. Por jo kështu. Ata që e njohin LDK-në, e dinë se ajo edhe kur është e ngathtë dhe e hutuar, prapë është e pashantazhueshme. LDK është e brymosur me idenë e misionarizmit rugovist. Nuk është mposhtur me dhunë, aq më pak mund të mposhtet me propagandë. Në fakt, ashtu ajo vetëm kompaktësohet”, shtoi ai./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...