Deputetja nga Lipjani në kuvendin e Kosovës, Selvije Halimi qëndroi në një vizitë javore në SHBA, në Kongresin Amerikan ku pati takime me Ambasadorë e zyrtarë të larte si dhe Drejtorin e NDI-së.
“Sot përfunduam vizitën javore në SHBA, në Kongresin Amerikan ku patëm takime me Ambasadorë e zyrtarë të lartë si dhe Drejtorin e NDI-së. Shkëmbyem ide për funksionimin e Parlamentit, transparencën, etiken parlamentare, E – qeverisjen”, ka shkruar Halimi, transmeton LipjaniNews.