Grabitje në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në ora 16:50 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte në auto-sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë grabitje.

Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën, thuhet në raportin 24 orësh.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...