NJDNJ organizon takim për promovimin e të drejtave të grave në Lipjan

PUBLIKUAR

Zyrtarja për Barazi Gjinore NJDNJ pranë Komunës së Lipjanit , Organizon takim për promovimin e të drejtave të grave. Në kuadër të projektit për promovimin e të drejtave të grave, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me Lobin për Barazi Gjinore në Kosovë, organizon fushatën vetëdijesuese për të drejtat e tyre, përmes dramës “ UNË GUXOJ”. “UNË GUXOJ” është dramë e përpiluar nga pesë rrëfime të grave.

Përmes kësaj fushate dëshirojmë ti inkurajojmë gratë të vazhdojnë të ngrisin zërin, te kërkojnë te drejtat e tyre ligjore dhe të flasin lirshëm e të shlirohen shpirtërisht nga dhimbjet e brengat që i përcjellin me vite. Prandaj, ftoheni të merrni pjesë në shfaqjen e dramës “UNË GUXOJ” Shfaqja e Dramës bëhet të martën me datë: 06.10.2015, në Shtepinë e Kulturës “ Tahir Sinani”, në Lipjan në ora 11: 00 dhe hyrja do të jetë falas, njofton Komuna e Lipjanit, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...