Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Magure të Lipjanit në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Ashkali dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Po ashtu sërish në Magure, Lipjan në ora 16:00 në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Ashkali dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit Hajvali.


