Shqipëria ia mbyll dyert Ballistit, vjen reagimi i tij

PUBLIKUAR

Ismail Morina i njohur si Ballisti ka shprehur keqardhje për vendimin q ëka marrë Federata Shqiptare e Futbollit që ai të mos jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Ai ka thënë se FSHF do të bënte më mirë që këtë vendim mos ta bënte publik, por pavarësisht kësaj ai i dëshiron suksese Kombëtares.

“Unë nuk jam terrorist dhe nuk do të përleshesha me huliganët serbë në Elbasan Arena, prandaj më vjen shumë keq që jam ndaluar të jem i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen 8 Tetorit”.

“Do të ishte më mirë që FSHF së bashku me Policinë të mbanin të fshehur këtë vendimin duke mos e bërë publike. Megjithatë unë i uroj suksese kombëtares përballë serbëve dhe kualifikim në Europian”, ka thënë Ballisti për Java News.

Edhe pse nuk e pranojë zyrtarisht, vendimi i FSHF duket se ka ardhur pas presionit të Serbisë, që njeriu që ngriti dronin, që solli më pas humbjen në CAS të mos jetë i pranishëm në stadium.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...