Piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg, ka përfunduar në qendër të kritikave pas garës së fundit në Suzuka, ku sipas mediave ai i ka hapur krahun shokut të skuadrës në kthesën e parë.
Shumë persona kanë thënë se Rosberg ka hequr këmbën nga gazi në kthesën e parë, duke favorizuar kështu shokun e skuadrës. Për këto akuza nuk i kanë pëlqyer aspak pilotit gjerman, që ka replikuar duke thënë se nuk ka ndihmuar askënd.
“I kam dëgjuar kritikat që më janë bërë, që jam treguar i botë me Lewis. Ajo që mund të them është se në skuadër kemi vendosur disa rregulla sjelljeje në garë kur ka duele të tilla. Dhe unë jam bazuar në ato rregulla. Mbërrita në kthesën e dytë në anën ë majtë dhe duhej të evitoja kontaktin me Hamilton. Nëse do të ishim përplasur do të kishim dalë jashtë gare të dy dhe Mercedes nuk do të kishte marrë asnjë pikë”, tha piloti gjerman sot në një deklaratë për mediat.
Më pas, piloti i Mercedes shpjegon startin e dobët në garën e fundit. Edhe pse ai kishte siguruar “pole position” humbi kreun që në xhiron e parë, ndërkohë që e mbylli garën e dyti, pas shokut të skuadrës. /Telegrafi/


