“Interi dhe Milani duhet të ndajnë stadiumin”

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Nerazzurrët dhe Miani duhet të vazhdojnë ta ndajnë stadiumin.

Rossonerët janë duke planifikuar të ndërtojnë një stadium të ri, por kohëve të fundit Silvio Berlusconi ka thënë se ata janë të interesuar të qëndrojnë.

“Besoj se do të ishte mirë që Milani dhe Interi të qëndrojnë në San Siro. Të gjithë jemi në kërkim të ndërtimit të një stadiumit të ri, por gjëja më e mirë momentalisht do të ishte që të qëndrojmë së bashku”.

“Ndërtimi i stadiumit të ri do të ishte një lajm fantastik nga ana financiare, por për momentin unë nuk shoh zgjidhje tjetër”.

“Humbja kundër Fiorentinas? Nuk e di nëse ‘Interi i çmendur’ është kthyer, por besoj se ende janë në ndërtim”, ka thënë Moratti për mediat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...