Ronaldo drejt rekordeve të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka pa shënuar në tri ndeshjet e fundit kundër Granadas, Atletic Bilbaos dhe Malagas.

CR7 kërkon sot në mbrëmje të kthehet te goli, ose më mirë te golat, pasi i duhen tre të tillë për të vendosur një rekord madhështor.

Me tre gola, Ronaldo do të ngjitet në kuotën e 324 golave, duke kaluar Raulin në listën e shënuesve më të mirë në historinë e Real Madridit.

Natyrisht, sezoni është i gjatë dhe rekordi i Raulit do të thyhet gjithsesi, por portugezi nuk mund të durojë shumë kohë pa shënuar dhe nëse ruan mesataren e këtij sezoni, kur shënon, e bën disa herë brenda një takimi.

Ndërkaq, 30-vjeçarit i duhet vetëm një gol për të kapur 66 golat e Raulit në Ligën e Kampionëve për ‘mbretërit’, por edhe shifrën e 500 golave personal, një tjetër arritje e madhe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...