Interit i largohet kapiteni në janar

PUBLIKUAR

Andrea Ranocchia mund të largohet në drejtim të Anglisë, pasi te Interi nuk është duke u përfillur fare.

Në fund të verës u fol shumë për një transferim të Ranocchias te Milani, sigurisht nëse nga skuadra kuqezi do të largohej Philipe Mexes.

Mbrojtësi francez nuk lëvizi nga Milani, e po ashtu edhe futbollisti italian nuk ndryshoi ambient.

Gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar verore, Ranocchia përveçse se kishte humbur vendin në formacion, kishte humbur edhe shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi italian ka humbur besimin e klubit dhe të trajnerit ndërsa ndaj Fiorentinas u fut në lojë vetëm kur doli me karton te kuq, Joao Miranda.

Për mbrojtësin e Interit ka interesim nga Anglia, pikërisht nga Evertoni dhe Tottenhami dhe lojtari mund të lëvizje që në janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...