Më shumë gola se ditë për mbretin Lewandowski

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski është një makineri golash, e cila shkel çdo gjë që i del para.

Sulmuesi polak brenda tetë ditësh ka shënuar hiç më pak se dhjetë gola dhe të gjithë në tri ndeshje.
Të martën u inkuadrua nga banka rezervë kundër Wolfsburgut dhe shënoi pesë gola për nëntë minuta, duke vendosur rekord botëror.

Tri ditë pushim dhe pastaj erdhi dhe fundjava sportive në ligë, ku ishte Mainz viktima e radhës e Lewas, që arriti të shënojë dy gola.

Dhe, tani ishte radha që 27-vjeçari të tregonte magjinë e tij në garën me të madhe në botë. Sonte (e martë) kundër Dinamo Zagrebit ai arriti të shënojë het-trik duke i ulë kroatët me këmbë në tokë, pas fitores kundër Arsenalit dhe rekordit prej 45 ndeshjeve pa humbje.

Por, vlen të theksohet se Lewandowski është golashënuesi më i mirë edhe në kualifikimet për ‘Euro 2016’ dhe në Bundesliga me nga dhjetë gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...