Kim Kardashian është prej emrave më të përfolur në botë.
Por vitet e fundit kanë qenë të arta për Kimin. Ajo ka arritur suksese të njëpasnjëshme në botën e biznesit, por edhe në studimet e saj si juriste e ardhshme.
Kim padyshim se në çdo paraqitje të saj i kushton shumë rëndësi pamjes, e që këtë herë e ka goditur në pikë.
Me një grim të thjeshtë, shumë të pastër Kim paraqet bukurinë e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Indeksonline.

Ajo që bie në sy padyshim janë edhe flokët, që duken më mirë se kurrë më parë.
Kim e cila njihet për ekspozimin e trupit, di të jetë tërheqëse edhe pa u zhveshur./Indeksonline/


