Allegri i ka edhe dy raste para shkarkimit

PUBLIKUAR

Media torineze raporton se pas seancës stërvitore, e cila është zhvilluar në syrin e të gjithë stafit drejtues, në ambientet e brendshme të “Vinovo”-s ka pasur edhe një takim të dytë, kokë më kokë, vetëm mes Andrea Angellit dhe Massimiliano Alegrit.

Presidenti, në mënyrë private ka dashur të dijë diçka më shumë, mbi arsyet e kësaj periudhe që po kalon skuadra, duke qenë se shumë prej kërkesave të trajnerit i janë plotësuar, transmeton Telegrafi.

“Bosi” i skuadrës i ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të rrjedhës së rezultateve, duke nisur nga ndeshja e të mërkurës në Ligën e Kampionëve me Sevillan, por në të njëjtën kohë rikthimin te fitorja në kampionat, kundër Bolognas, përpara pauzës së kombëtareve.

Nëse nuk është një ultimatum pak ndryshon, sepse mesazhi është i qartë. Java e ardhshme dhe dy ndeshjet që Juventusi do të luajë duhet t’i fitojë, ose diçka mes klubit dhe Alegrit mund të kriset. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...