Sharapova tërhiqet nga turneu kinez

PUBLIKUAR

Vijojnë problemet fizike për tenisten ruse Maria Sharapova, numri 3 në botë, që edhe pse u rikthye sot në fushë, ka pësuar një tjetër dëmtim.

Tenistja ruse rikthehej sot në turneun e Wuhan në Kinë pas më shumë se 3 muajsh, që prej Grand Slamit të Wimbledonit. Por rikthimi ka qenë i vështirë për Sharapovën, pasi është detyruar të lërë ndeshjen në setin e tretë, për shkak të një problemi në pulsin e dorës së majtë.

Sharapova fitoi 7-6 setin e parë dhe më pas humbi po 7-6 setin e dytë. Në të tretin, rusja po udhëhiqte 2-1 kur pati dhimbje në dorë dhe u detyrua të ngrinte “flamurin e bardhë”, duke u tërhequr, transmeton Telegrafi.

Më tej avancoi rivalja e saj çeke, Barbora Strycova. Këtë vit, bukuroshja ruse ka fituar vetëm në janar, në turneun e Brisbane dhe më pas dëmtimet e kanë persekutuar vazhdimisht. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...