Enrique: Messin nuk mund ta zëvendësojmë assesi

PUBLIKUAR

Lionel Messi është lënduar dhe lëndimi i tij ka mërzitur të gjithë në Barcelonë.

Trajneri i katalunasve, Luis Enrique, ka folur për lëndimin e yllit të skuadrës duke treguar se ai nuk mund të zëvendësohet në asnjë mënyrë.

Sipas Enriques, Barcelona për të luajtur pa Messin është një sfidë shumë e madhe por duhet t’ia dalin edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

“Është sfidë e madhe të luajmë pa Messin.Është motivuese, por ju nuk mund t’a zëvendësoni, është e pamundur”.

“Lëndimet do të na shtyjnë të e japim më të mirën. Është përtej garancive që ky ekip do të shënoj gola”, ka shtuar Enrique.

Përveç Messit, në sfidën ndaj Bayer Leverkusenit për Barcelonën do të mungoj edhe mbrojtësi spanjoll Jordi Alba dhe portieri Claudio Bravo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...