Meqë tanimë jemi në fund të këtij viti dhe shumë prej artistëve janë të angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme, e këtillë më se aktive është edhe Tayna.
Reperja shqiptare gjatë këtyre pak ditëve të vitit që po e lëmë pas do performojë në vende të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Njëherësh ajo vazhdon t’i mbajë mjaft aktiv fansat edhe me publikimin e imazheve dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, Tayna, e lindur Dorutina Shala, ka sjellë një fotografi tejet atraktive nga pasqyra, përmes së cilës thekson linjat trupore.



