Burgu i Lipjanit nuk ka nevojë të hapë tender, punët i kryejnë të burgosurit

PUBLIKUAR

Në Burgun e Lipjanit, u kryen punimet për renovimin e krejt objektit.

Renovimi i qelive u bë nga të burgosurit. Andaj edhe burgu nuk pati nevojë të hapë tender.

Të gjitha punët i kryen të burgosurit bashkë me stafin e qendrës korrektuese.

 

 

Në burg janë rregulluar dyert, muret dhe ndriçimi.

Disa nga të burgosurit që këto punë i kanë kryer gjatë kohës sa ishin të lirë, kanë thënë se nuk e kishin problem që të punojnë këtë punë edhe në burg.

Është punuar në bibliotekën e burgut, në dhoma gjumi, në kuzhinë dhe në dhomën e mjekimit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...