Icardi: Ta harrojmë ndeshjen ndaj Violës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka analizuar shkurtimisht disfatën e thellë kundër Fiorentinas në shtëpi.

E diela në Giuseppe Meazza mbetet një natë që duhet harruar nga Nerazzurrët, pasi Viola arriti të fitojë me rezultat 1-4 dhe kështu rrëmbeu dhe primatin në Serie A.

“Ndeshja shkoi keq që nga fillimi. Penaltia në minutën e dytë, pastaj kartoni i kuq i Mirandas ishte pika që thelloi dështimin tonë dhe më shumë. Ne kemi filluar me 3-5-2 dhe kemi bërë shumë mirë, por episodet na penalizuan”.

“Kur luan kundër një superioriteti numerik nuk është aspak e lehtë, pasi duhet të sakrifikosh shumë më shumë. Gjithsesi, këtë javë ne do të vazhdojmë të punojmë, pasi duhet të lëmë pas të kaluarën dhe të shikojmë nga e ardhmja”.

”Scudetto? Synimi i këtij grupi është të arrijë sa më lartë, për këtë edhe është investuar shumë gjatë verës. Interi meriton të jetë në krye”, ka thënë Icardi për Rai Sport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...