Ademaj përveç që është një femër e bukur, ajo është edhe mjaft e zonja në profesionin e saj.
Ish-miss Kosova arrin që çdoherë ta ketë vëmendjen e të gjithëve, shkruan Indeksonline.
Ajo tani është prezantuese shumë e njohur në vend, ku ka bërë që emisioni i saj të jetë ndër më të ndjekurit.
Së fundi ajo ka pozuar me nje fustan të bardhë, i cili ia theksonte edhe më shumë linjat natyrale që ka, e të cilat i ka për mrekulli.

Tani ajo ka udhëtuar drejt Turqisë, e këtë e bëri të ditur përmes disa fotografive në Instagram, ku Arbnora në veshje më sportive, në të zezë, po shkëlqente.

Kujtojmë që Arbnora ka vite që është në botën e televizionit, por gjithmonë ka marrë komente pozitive./Indeksonline/




