Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme në zyrën e tij ka pritur në takim Toger Bilal Murat nga KFOR-i Turk, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.
Kryetari Ahmeti dhe Toger Bilal Murat vlerësuan se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. Po ashtu, ata shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit në të ardhmën, jo vetëm në sferën e sigurisë por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.




