Guarin: Kritikat më motivojnë, fitojmë ndaj Violës

PUBLIKUAR

Mesfushori Fredy Guarin është i bindur se Interi do të fitojë kundër Fiorentinas, pasi ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

Nerazzurrët dhe Viola do të luajnë në Giuseppe Meazza për kreun e tabelës dhe pritet të jetë një ndeshje bukur, pasi klubi i drejtuar nga Paulo Sousa njihet për futboll kreativ.

“Pikët e kësaj ndeshjeje janë shumë të rëndësishme për ne, pasi ndikojnë direkt në primatin e ligës. Vendi i parë padyshim që është një motivim dhe një mbështetës i rëndësishëm për të vazhduar”.

“Stadiumi është i mbushur dhe me plot entuziazëm dhe ne do të japim maksimumin që të fitojmë, por nuk duhet harruar se Fiorentina nuk është aspak kundërshtar i lehtë”, ka thënë Guarin para ndeshjes.

Aktualisht, Interi është në vendin e parë me 15 pikë, kurse Fiore me 12 pikë në pozitën e dytë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...