Komuna e Lipjanit ndalon fishekzjarret për festat e fundvitit

PUBLIKUAR

Banorët e komunë së Lipjanit nuk do të mund që të gjuajnë fishekzjarre përfestat e fundvitit, shkruan Indeksonline.

Ky veprim u ndalua nga i pari i komunës të martën.

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festive të fundvitit në hapësirat publike dhe ato të banuara.

 

Në një njoftim për media të kësaj komune thuhet se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

“Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara. Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...