Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë sot në mbrëmje ndezjen e dritave të festave të fundvitit, në një ceremoni të organizuar ku ishin të pranishëm edhe shumë fëmijë.
Gjatë këtij rasti Kryetari Ahmeti ka uruar qytetarët për një vit të ri të shëndetshëm, të begatshëm dhe të suksesshëm.






