Antoine Griezmann tregon pse u largua nga Atletico

PUBLIKUAR

Futbollisti i njohur francez Antoine Griezmann, së fundmi në një intervistë për UEFA TV, ka folur për largimin e tij nga Atletico Madridi.

Griezmann ka thënë se ai nuk është larguar nga kjo skuadër për të fituar Ligën e Kampionëve apo për më shumë trofe, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk jam larguar nga Atletico për të fituar Ligën e Kampionëve ose ndonjë trofe tjetër më shumë. Unë u largova nga aty për të mësuar një stil të ri të lojës, filozofi tjera. Atletico mund të fitoj La Ligën dhe Ligën e Kampionëve çdo vit” citohet të ketë thënë francezi.

Transferimi i Griezmannit në Camp Nou pati bërë bujë të madhe mediatike, si dhe kishte acaruar marrëdhëniet mes dy klubeve të mëdha spanjolle./Gazeta Sinjali/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...