Tottenhami rrit interesimin për Muriqin

PUBLIKUAR

E përditshmja britanike, The Sun, raporton se Tottenhami e ka rritur interesimin për sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqin.

Kosovari ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni për Fenerbahcen në Superligën turke dhe garat e tjera vendore, duke arritur t’i shënojë dhjetë gola në 14 ndeshje të zhvilluara, transmeton Gazeta Express.

Muriqi i ka gjithashtu tetë gola të shënuara në 23 paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës, përfshirë këtu atë kundër Anglisë në Southampton në shtator, që përfundoi me rezultat 5:3 për anglezët dhe kur kosovari kishte shënuar gol.

Gjatë këtij sezoni, The Sun shkruan se Tottenhami e ka mbikëqyrur disa herë 25-vjeçarin, përderisa thuhet se edhe Manchester Unitedi dhe Bournemouthi kanë shprehur interesim për sulmuesin trupgjatë.

Mirëpo, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka më së shumti gjasa të punojë me kosovarin nga këto tri klube pasi që skautët e tij e përcollën kosovarin edhe në ndeshjen e fundit të Fenerbahces, ku Muriqi i shënoi dy gola.

Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizpesor verën e këtij viti dhe ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023, por do të pranonte t’ia shesë atë Tottenhamin për 18 milionë funte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...