Drejtori sportiv i Salzburgut e konfirmon: Liverpooli, në bisedime me Minaminon

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Red Bull Salzburgut, Christoph Freund, e ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Liverpoolin për shitjen e Takumi Minaminos.

Ashtu siç ishte raportuar më parë, Liverpooli pritet ta transferojë japonezin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që klubi thuhet se është i gatshëm t’ia paguajë klauzolën për shkëputjen e kontratës së futbollistit me Salzburgun, që është vetëm 7.25 milionë funte, transmeton Gazeta Express.

24-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitjet e tij për Salzburgun në të gjitha garat këtë sezon, përderisa ka ndihmuar edhe me 11 asiste.

Liverpooli ishte raportuar se është kandidati favorit për ta siguruar transferimin e Minaminos dhe tani është konfirmuar se një marrëveshje mund të arrihet para 1 janarit, kur do të hapet afatit kalimtar i janarit.

“Unë mund ta konfirmoj se jemi në bisedime me Liverpoolin. Është një nder për ne kur këto klube interesohen për lojtarët tanë”, ka thënë drejtori sportiv i Salzburgut, Cristoph Freund. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...