Policia Kosovës ka njoftuar se dje në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me një gjobë kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K/Shqiptar zyrtarë policorë, njofton Policia Kosovës në raportin 24 orësh.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.


