Tifozi hyn në fushë dhe e tërheq Ronaldon për qafe, portugezi reagon i zemëruar

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo reagoi i zemëruar pasi u tërhoq për qafe nga një tifoz, pas fitores me rezultat 2:0 të Juventusit kundër Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Incidenti ndodhi pak momente pasi gjyqtari sinjalizoi fundin e ndeshjes në BayArena, ku një tifoz hyri në fushë dhe i kaloi rojet e sigurimit në tentim për ta bërë një fotografi me Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Ronaldo po bisedonte me bashkëlojtarin e tij Miralem Pjanicin, tifozi i erdhi nga prapa pesë-herë fituesit të Topit të Artë me një telefon dhe tentoi t’ia vendosë atij krahut përreth qafës.

Portugezi e largoi kokën e tij nga tifozi dhe u duk se i tha “A je i çmendur”, përderisa tifozi u largua nga rojet e sigurimit nga fusha.

B/R Football

✔@brfootball

Ronaldo was NOT happy at the pitch-invader 😳

Embedded video

1,449 people are talking about this

Ai ishte tifozi i dytë që hyri në fushë dhe u nis drejt Ronaldo atë natë, pasi që një tifoz tjetër kishte tentuar gjithashtu, por kishte dështuar, të shkojë deri te Ronaldo gjatë ndeshjes.

Juventusi veçse ishte kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si fitues i grupit, megjithatë arritën ta marrin këtë fitore falë dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain, të dyja të asistuara nga Paulo Dybala. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...