Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, është shprehur i bindur te sukseset e Rossonerëve këtë sezon, pasi i gjithë ekipi është i bindur se klubi duhet të kthehet në garat evropiane.
Të dielën klubi i Sinisa Mihajlovic do të jetë mysafir i Genoas në Stadio Luigi Ferraris dhe për këtë sulmuesi kolumbian është i bindur në fitore.
“Jam këtu për një kohë të shkurtër, por jam i vetëdijshëm se tifozët presin shumë nga ne”.
“Ka dy vite që kjo shoqëri është jashtë garave evropiane dhe kjo është një poshtërsi për një klub si Milani, i cili është i njohur në të gjithë botën”.
“Ne e dimë qëllimin tonë, i cili është ta dërgojmë skuadrën në ato nivele që historikisht ka konkurruar. Unë jam i bindur në suksese, sepse kemi një grup të mirë dhe shpresojmë në fitore edhe kundër Genoas”, ka thënë Bacca. /Telegrafi/


