U përlesh me tifozët e klubit të vet, Depay zbulon detajet

PUBLIKUAR

Memphis Depay pretendon se ai dhe lojtarët e tjerë të Lyonit u pështynë nga tifozët e vet, pasi që tentuan ta largojnë një pankartë ofenduese për mbrojtësin brazilian Marcelon.

Përkundër që klubi francez arriti ta përmbysë rezultatin nga dy gola deficit në barazim me rezultat 2:2 kundër Leipzigut, duke e siguruar kështu kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, disa tifozë të Lyonit s’ishin të lumtur në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Një flamur ku shihej një gomar dhe shkruhej mesazhi “Marcelo largohu nga klubi” e zemëroi Depayn, i cili shkoi të konfrontohet me tifozin që e mbante atë flamur në fund të ndeshjes. Pas përleshjes që u nxit, Depay zbuloi detajet në një intervistë.

“Jam i mërzitur, i zemëruar. Ne nuk luajtëm më së miri, por arritëm të kualifikohemi. Ne dhamë gjithçka nga vetja”, tha Depay në një intervistë të dhënë për RMC Sport.

“Kur dikush nga skuadra nuk e ka mbështetjen e tifozëve, çfarë duhet të prisni nga lojtarët e tjerë?”

“Kush ka kohë ta bëjë një pankartë të tillë? Njerëzit kanë fëmijë, shkojnë në punë. Kush ka kohë ta pikturojë një gomar? Nëse ke kohë për këtë, atëherë duhet të bësh diçka më të mirë me jetën tënde”.

“Ata na pështynë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.

Depay është dëshmuar të jetë vendimtar për klubin në Evropë këtë sezon me pesë gola të shënuara, përderisa ai i ka grumbulluar nëntë gola në 12 paraqitjet e tij në Ligue 1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...