Pas angazhimeve të shumta me koncerte, Dafina Zeqiri ka gjetur pak kohë relaksi për veten, shkruan GazetaBlic.
Këngëtarja ka udhëtuar drejt ishujve Maldive së bashku me nënën dhe motrën e saj.
Dafina Zeqiri cilësohet si një nga femrat me forma të përsosura në estradë, e kjo më së miri vërtetohet edhe me paraqitjet e saj të fundit.
Në Instagram, Zeqiri ka publikuar fotografi ku shfaqet e veshur me bikini të bardha, ndërsa ka nxjerrë në pah linjat perfekte.

Dafina Zeqiri tashmë është duke punuar në projektin e radhës, por nuk ka zbuluar detaje për të, kurse ai i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin e OTR, Varrosin, kënga me titull “Ring Ring” e cila për një muaj numëron afro 3 milionë shikime në Youtube.
/GazetaBlic



