Kryetari i AKR-së në Lipjan, Blerim Gashi ka folur për LipjaniNews rreth qeverisjes së Imri Ahmetit përgjatë këtyre viteve në pushtet, Gashi ka thënë se Ahmeti ka bërë disa përmisime por që pritjet kanë qenë më të mëdha, nga Imri Ahmeti dhe Fitim Selimi.
“Ka pasur disa përmisime por pritjet kanë qenë më të mëdha nga Imri Ahmeti dhe Fitim Selimi, por dhe nevojat e qytetarëve janë të shumta”,tha Gashi.
Medie ai ka thënë se mundësit janë shumë të kufizuara e rëndësishme është që ka trendë pozitive në të hyra buxhetore, dhe projekte më të lira.
“Mundësit janë më të kufizuara por ajo që është më e rëndësishme është se ka trendë më pozitive buxhetore dhe disa projekte më të lira, por kërkesat janë shumë më të mëdha”, transmeton LipjaniNews.
Blerim Gashi ka deklaruar se nuk do ta nënshkruaj peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.