Zyrtare: Deschamps e vazhdon kontratën me Francën

PUBLIKUAR

Didier Deschamps ka nënshkruar kontratë të re me Kombëtaren e Francës, e cila do ta mbajë atë në postin e trajnerit deri në vitin 2022.

Kontrata e kaluar e Deschamps do të mbaronte pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2020, por pas suksesit si trajner i ekipit kombëtar, atij i është ofruar garanci për të vazhduar deri në përfundim të Kupës së Botës në Katar më 2022, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Marseille, i cili është ndër personat e rralë që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, u emërua në stolin e Francës në vitin 2012, duke e zëvendësuar Laurent Blanc që zhgënjeu në Euro 2012.

Deschamps e ka drejtuar Francën në 100 ndeshje deri tani, duke i fituar 65 nga to.

Suksesi më i madh i tij erdhi më 2018, kur e udhëhoqi Francën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të dytë dhe për herë të parë që prej vitit 1998. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...