Tifozët e Aston Villas e duan Rashicën: S’vjen ai te ne, por do të ishte e mrekullueshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Tifozët e Aston Villas i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjete sociale për të reaguar ndaj lajmit se Milot Rashica është prioritet i klubit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kosovar i Ëerder Bremenit, Milot Rashica, raportohet se ka ngjallur interesim te Aston Villa me formën e tij këtë sezon dhe klubi i Premierligës, sipas Eurosport, do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e kosovarit në janar, transmeton Gazeta Express.

Rashica i ka shënuar tetë gola në 11 ndeshjet e zhvilluara për Bremenin, që radhitet në mes të tabelës së Bundesligës. Ai ishte transferuar te klubi gjerman në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit vitin e kaluar nga klubi holandez Vitesse.

Rashica, i cili luajti edhe kundër Kombëtares së Anglisë me Kombëtaren e Kosovës gjatë kualifikimeve për EURO 2020, e kishte nisur karrierën me Vushtrrinë në vendlindje.

Pas në fillimi mbresëlënës në këtë sezon të Budnesligës, Rashica besohet se e ka alarmuar skuadrën e drejtuar nga Dean Smith. Pas këtij lajmi, tifozët e Aston Villas reaguan në Tëitter.

Totall_Villa : Mendoj se nëse ai do të largohet nga Bremeni, atëherë do të shkojë te një klub i Ligës së Kampionëve. Ai është një lojtar i pabesueshëm!

avfcjoe_ : Ai është i mirë në FIFA

vbruani : Rashica do të ishte një transferim i mrekullueshëm. Ai është një lojtar i pabesueshëm.

jay_billingham : Do të ishte e mrekullueshme, por s’ka gjasa që ne t’i shpenzojmë 35-40 milionë në janar

jacob37778927 : Sipas mendimin tim, ai do të ishte një transferim i mrekullueshëm

lukeëoodyy : Ai është shumë i shpejtë, kështu që po, transferojeni ju lutem

samë180 : Ai do të ishte transferimi i përsosur për në janar. Ju lutem, ju lutem, ju lutem

Megjithatë, në një intervistë për ‘Kicker’, agjenti i Rashicës, Altin Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.

Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, tha Lala. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...