Konfirmohet, Messi mungon në ‘el Classico’ (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi do të jetë jashtë fushës për shtatë ose tetë javë.

Argjentinasi pësoi një lëndim në minutën e dhjetë kundër Las Palmas duke lënduar ligamentet e gjurit të majtë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, Blaugranët kanë bërë të ditur se lojtari do të mungojë së paku dy muaj.

Shqetësimi i madh në kampin katalunas ka filluar, pasi Messi nuk do të luajë kundër Real Madridit dhe kështu ata do të kenë një mungesë të madhe kundër yjeve të Los Blancos.

Ndryshe, Barcelona arriti të fitojë kundër Las Palmas me rezultat 2-1 me dy golat e Luis Suarez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...