Suarez protagonist në mungesë të Messit (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka rimarrë kreun e tabelës pas fitores prej 2-1 përballë Las Palmas në Camp Nou.

Fillimi i ndeshjes u përshkua me lëndimin e futbollistit kryesor të katalunasve, Lionel Messi, i cili e lëshoi fushën vetëm pas dhjetë minutash.

Harkimin e Sergi Robertos nga e djathta e priti në zonë Luis Suarez për golin e parë të vendasve (25’).

Në gjysmën e dytë, Suarez shënoi një gol mjaft të bukur pas asistimit të El Haddadit (54’).

Neymar dështoi të realizonte nga pika e bardhë (67’), kurse mysafirët arritën të shënojnë në portën e Barcës, përmes Jonathan Vieras (88’).

Barcelona ka dy pikë më shumë se Real Madridi që këtë javë luan kundër Malagas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...