Presidenti i Barçës e konfirmon të ardhmen e Vidalit

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka lënë të kuptohet se synimi i Interit, Arturo Vidal, do të qëndrojë në Camp Nou edhe pas afatit kalimtar dimëror, duke thënë se klubi nuk guxon ta humbasë asnjë lojtar.

Për Vidalin është përfolur se do të largohet nga Barcelona dhe se do të mundë të ribashkohet me Antoni Conten në Inter, transmeton Gazeta Express.

Të martën, mesfushori kilian do ta vizitojë San Siron, por si lojtar i Barçës për të luajtur kundër Interit, i cili synon një vend në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk presim largime në janar. Kemi një skuadër të baraspeshuar; nuk na mungon asgjë, por nuk guxojmë ta humbasim asnjë lojtar”, tha Bartomeu.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...