Guarin: Interi po mendon për Scudetton

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Fredy Guarin, ka pranuar se ekipi i tij po mendon për të fituar titullin.

Interi ka arritur të krijojë një start fantastik të sezonit me pesë fitore në pesë ndeshjet e para dhe Guarin thotë se tashmë titulli është objektiv për ekipin e tij.

“Ajo që është e mirë në futboll është se gjërat po ndryshojnë kaq shpejt”.

“Pas tri viteve ku nuk arritëm të gjejmë rrugën e duhur përpara, kishte disa ndryshime pozitive. Unë kam pasur vështirësi në atë periudhë, por kam marrë përvojë dhe tash jemi këtu. Jam me këta lojtarë dhe me këtë trajner, unë pranoj se mendojmë për Scudetton”.

“Që të konsiderohesh ekip i madh, ju duhet të mendoni ndeshje pas ndeshje. Mentaliteti është shumë me rëndësi, pasi që duhet që të fiksojmë gabimet. Ajo që është e duhur është të jemi skuadër solide, dhe të lëmë pak vend për dyshime”.

“Kritikët e lojës? Asgjë s’kam për të thënë për ta. Fusha nuk flet, në fushë ne duhet të flasim me lojë”, potencoi Guarin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...