Deputeti i LDK’së: VV si ka fituar zgjedhjet, vetëm ka dalë e para

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, nga taborët e dy partive nuk po mungojnë deklarata ngacmuese.

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se Vetëvendosje si e para ka të drejtë vetëm për mundësinë e krijimit të koalicionit që kërkon 61 vota në Kuvend.

“Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me rradhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në facebook, shkruan Gazeta Express.

Se VV ka dalë vetëm e para në zgjedhje dhe që nuk i ka fituar ato e ka thënë edhe ish-shefi i GP të LDK’së, Avullah Hoti.

Sipas Hotit nëse Vetëvendosje do t’i kishte fituar zgjedhjet nuk do të kishte pasur nevojë për votat e LDK’së për ta krijuar qeverinë.

Kujtojmë se takimi i fundit mes dy liderëve të dy partive për arritjen e koalicionit është mbajtur të hënën, dhe ka përfunduar me mospajtimin e VV’së për kërkesën e LDK’së për pozitën e presidentit./GazetaExpres/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...