“Ligji për Pagat në Kushtetuese, veprimi i duhur”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...
Drejtor Departamenti në Administratën Publike, Nexhmedin Hyseni, një reagim, i ka dal në mbrojtje institucionit të Avokatit të Popullit, në lidhje me dërgimin e Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, linçimi, shantazhi, kërcënimi ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit dhe kreut të këtij institucioni, nga grupe apo persona të ndryshëm, është treguesi me i mirë se, sa shumë dhe sa keq qëndrojmë si shoqëri.

“Ky mentalitet i kufizuar, është rreziku më i madh i kësaj shoqërie, që gjykon në mënyrën më primitive. Jo rastësisht po tregon PISA se në çfarë gjendje jemi. Mjerim”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Hyseni ka deklaruar se Ligji për pagat, si i tillë, nuk duhet të zbatohet, as sot, por as në vitet në vijim, sepse aq shumë ka shkelje dhe diskriminim, sa që dëmet që shkakton ky ligj janë shumë të rrezikshme për shumë nëpunës publik.

Reagimi i plotë:

Linçimi, shantazhi, kërcënimi ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit dhe kreut të këtij institucioni, nga grupe apo persona të ndryshëm, është treguesi me i mirë se, sa shumë dhe sa keq qëndrojmë si shoqëri.

Ku secili prej zyrtarëve shtetëror, shëndetësor, të arsimit etj, reaksionet e tyre kanë vetëm “INTERESIN PERSONAL DHE GRUPOR” dhe fatkeqësisht nuk e duan të mirën e përgjithshme sa i përket Ligjit për Paga.

Ky mentalitet i kufizuar, është rreziku më i madh i kësaj shoqërie, që gjykon në mënyrën më primitive. Jo rastësisht po tregon PISA se në çfarë gjendje jemi. Mjerim!

Pjesë përbërëse e Ligjit për Paga jam edhe unë vet. Por që, fatkeqësisht ligji në fjalë ishte mirë i përgatitur (deri në një masë) deri në ditën dhe datën e miratimit të tij, por që, vet tashmë ish deputetet, me apo pa qellim e prishen këtë ligj.

Ligji për pagat, si i tillë, nuk DUHET të zbatohet, as sot, por as në vitet në vijim, sepse aq shumë ka shkelje dhe diskriminim, sa që dëmet që shkakton ky ligj janë shumë të rrezikshme për shumë nëpunës publik.

Me gjithë mirënjohjen dhe respektin për detyrën fisnike të punëtorëve shëndetësor, përveç tyre me ligjin aktual që e meritojnë, për të tjerët është ligj që dëmton shumë nëpunës publik të tjerë.

Një fjalë e urtë popullore thotë; Nxjerrë një kashtë, e t’dalin gjashtë!

Andaj, kështu kanë vepruar ligjvënësit në momentin e miratimit të Ligjit për Paga. Po ashtu, disa përfaqësues të sindikatave që pak ditë me parë shkuan dhe i bën “presion” Avokatit të Popullit, “ata” duke menduar e gjykuar se po e bëjnë avokatinë si sindikalistë të institucioneve përkatëse, po këta “përfaqësues” e dëmtuan me shume ketë proces, sepse kërcënimi i tyre ndaj Avokatit të Popullit, është drejtpërdrejte vepër penale.

Sa mjerim në këtë rrugëtim të sindikatave, kur nuk e dijnë rrugën elementare të duhur ligjore e administrative!?

Thjesht, uroj që ky ligj të harmonizohet, plotësohet/ndryshohet, dhe të rregullohet si duhet🙏🏻

Ndryshe nga kjo, të gjithë ne, nëpunësit publik shtetëror do dëmtohemi shumë!

P.S

I lumtë Avokatit të Popullit, që është vënë në mbrojtje të drejtave të punëtorëve, kundër diskriminimit dhe ligjit negativ.

Tashmë unë ndihem krenar me veprimet e Institucionit të Avokatit të Popullit!

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...