Arsenali regjistron ecurinë më të keqe që nga viti 1977

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Arsenali është tani në formën më të keqe në 42 vjetët e fundit, pasi disfatës me rezultat 2:1 në shtëpi kundër Brightonit të martën, e cila ia vazhdoi Topçinjve ecurinë e ndeshjeve pa fitore në nëntë.

Adam Webster ia dha Brightonit epërsinë në pjesën e parë në Emirates dhe, përkundër që Alexandre Lacazette arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë, një gol i shënuar me kokë nga Neal Maupay afër fundit të ndeshjes ia dha mysafirëve tri pikët e ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lacazette i ka shënuar të pestat gola të tij në këtë sezon të Premierligës në stadiumin Emirates. I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë gola këtë sezon në shtëpinë e vet është Mohamed Salahu i Liverpoolit, me gjashtë gola në Anfield.

Megjithatë, goli i francezit, në paraqitjen e tij të 100-të për Arsenalit, nuk ishte e mjaftueshme për t’iu shmangur disfatës  për Arsenalin e Freddie Ljunberg, i cili e drejtoi skuadrën e Arsenalit për herë të parë si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Kjo bën që klubi londinez të mos ketë fituar ndeshje që nga ajo e 24 tetorit kundër Vitoria Guimaraes në kuadër të Ligës së Evropës, që përfundoi me rezultat 3:2.

Kjo është ecuria e tyre pa fitore më e keqe që nga marsi i vitit 1977, kur Arsenali s’arriti fitore në dhjetë ndeshje radhazi. Ata gjithashtu s’kanë fituar në shtëpi që katër ndeshje të Premierligës, që është ecuria më e keqe që nga viti 1995. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...