Futbollistja më e mirë në botë i quan frikacakë Messin dhe Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Futbollistja amerikane Megan Rapinoe u ka bërë thirrje Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos të mos bëhen frikacakë por ta ngrehin zërin kundër racizmit, homofobisë dhe seksizmit.

Rapinoe, e cila e fitoi Topin e Artë të hënën në Paris, e ka dëshmuar përsëri lidershipin e fortë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, në rolin e saj të rëndësishëm si aktiviste shoqërore, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për “France Football”, revistën franceze që e ndan Topin e Artë, 34-vjeçarja i kritikoi yjet si Zlatan Ibrahimovic dhe mbi të gjitha Messin dhe Ronaldon, duke i akuzuar se nuk po përfshihen në problemet e mëdha shoqërore në botë.

“Dua të bërtas: ‘Cristiano, Lionel, Zlatan, më ndihmoni!’ Këto yje të mëdha nuk angazhohen për asgjë kur ka shumë probleme në futbollin e meshkujve. A kanë frikë se do të humbin gjithçka që kanë? Ata e besojnë këtë ama nuk është e vërtetë”, tha Rapinoe.

Sulmuesja e Reign FC pyeti: “Kush do ta fshijë Messin apo Ronaldon nga historia e futbollit botëror për shkak të një deklarate kundër racizmin apo seksizmit?”

Ajo e pranoi se triumfi në ceremoninë e së hënës në Paris mund të jetë mirënjohje për punën e saj si ambasadore për ndryshim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...