Mourinho e kritikon ashpër Man Unitedin pas humbjes së Tottenhamit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka kritikuar Manchester Unitedin duke thënë se lojtarët e tij mashtruan për të fituar faulle duke u shtiren si të lënduar në fitoren e tyre 2:1 të mërkurën në Premierligën.

Mourinho u përball me humbjen e parë si trajner i Tottenhamit mbrëmë në Old Trafford, në kurriz të dy golave të Marcus Rashford, transmeton Gazeta Express.

Unitedi kaloi në epërsi herët në ndeshje, por Dele Alli e barazoi rezultatin rreth pesë minuta para pushimit mes pjesëve.

Por një lojë vendimtare e sulmuesit anglez, i cili e fitoi një penallti nga e cila e realizoi golin e fitores, bëri që Mourinho ta regjistrojë disfatën e parë në ndeshjen e katërt të Spurs në të gjitha garat pas emërimit trajner muajin e kaluar.

Derisa Mourinho e pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij e nisi takimin ngathtë dhe kjo i kushtoi, ai nuk mundi pa e thumbuar ish-skuadrën duke i akuzuar lojtarët e saj për faulle të lehtë.

“Ne e nisem keq, ata e nisen mirë. Ata e shënuan golin e parë, kanë mundur ta shënonin edhe të dytin dhe në 30 minutat e parë ishin jo thjesht më të mirë se ne, por shumë më të mirë se ne. Por gjërat ndryshuan në 15 minutat e fundit (të pjesës së dytë)”, tha Mourinho.

“Ata u kthyen mbrapa për disa hapa, u treguan të mençur në mënyrën sesi i fitonin faullet duke i shtirur si të lënduar, por ishin të rrezikshëm në kundërsulme, prapëseprapë”, shtoi ai.

“Por për shkak se ishin shumë më të mirë se ne në 30 minutat e parë, ata e merituan fitoren”, përfundoi Mou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...