Haradinaj: Kurti do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pritshmëritë për Qeverinë që do të drejtohet nga Albin Kurti janë minimaliste.

Sipas tij Kurti do të jetë zhgënjim i madh.

 

 

“Kurti do të jetë zhgënjim i madh Kryeministri Kurti. Mendimi im është se do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes. Nxitja e temave, marrja me diskutime publike janë një mënyrë e jetës. Marrja e agjendave është tjetër. Qeverisja nuk është ideologji  duhet kyçur në punë. Qeverisja është ekzekutiv”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova, transmeton Indeksonline.

I pari i AAK-së tha poashtu se nuk sheh kapacitet menaxherial dhe qeverisës te Albini.

“Nuk shoh kapacitete menaxheriale dhe qeverisëse te Albini, fare”.

Por sipas tij veprimi i VV-së dhe LDK që Qeveria e Re të ketë vetëm 12 ministri është i duhur.

“Është një veprim i mirë me numrin e vogël të ministrive, të zëvendësministrave. Mendoj se është veprim i drejtë, më i mirë sesa që kam bërë unë. Kjo është racionalizim në kosto, kushton më lirë, kursehen para por problemi është te funksionaliteti. Ministri do ta ketë më vështirë ta ruajë fokusimin, janë superministri. Ideja me 12 ministra është për t’u respektuar dhe numri i vogël i zëvendësministrave”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...